Deputetët e AAK-së dhe Nismës lëshojnë përsëri sallën e Kuvendit (Foto)

(I plotësuar)- Pas miratimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, deputetët e AAK-së dhe Nismës, kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Deputetët në fjalë kanë lëshuar sallën , ku edhe pritet të bëhet zgjedhja e dy antareve të Bordit të RTK-së.

………………………………………

AAK e NISMA në sallë, mungon Vetëvendosja (Foto)

Gjysmë ore pas fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët e AAK-së dhe Nismës për Kosovën kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ata u duartrokitën nga deputetët tjerë që ishin të pranishëm në sallë.

Megjithatë, në sallë nuk janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po bojkotojnë këtë seancë, pavarësisht se gjatë seancës është diskutuar për Prishtinën, komunë me të cilën udhëheq VV-ja.

……………………………..

Opozita bojkoton seancën plenare të Kuvendit (Foto)

Tri partitë opozitare kanë bojkotuar seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në fillim ishin në sallë, ata dolën përsëri pasi nisi seanca, shkruan Indeksonline.

Në sallë nuk janë parë sot deputetët e dy partive tjera opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën. /Indeksonline/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme