Seanca parlamentare ku u zgjodh kryeparlamentari i Maqedonisë pos që ka pasqyruar demokracinë e brishtë dhe rënien e një pushteti që përpiqej dhunshëm të mbante institucionet apo edhe t’i paralizonte ato që mos të jenë funksionale, ka shpërfaqur edhe skenare që kanë mundur t’iu kushtojnë me jetë deputetëve.
Pos pamjeve të përgjakura dhe rrezikut të drejtpërdrejtë me të cilin u ballafaquan ata që ndodheshin në sallë, moskoordinimi ka mundur t’iu kushtojë me jetë deputetëve të Lëvizjes BESA, e veçanërisht deputetit Zeqirija Ibrahimi i cili e këndoi himnin kombëtar si kundërpërgjigje ndaj provokimeve të VMRO – DPMNE’së, mirëpo pa qenë në dijeni se LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ishin dakorduar që në atë seancë ta zgjedhin kryeparlamentarin.
Kjo është lënë të nënkuptohet në press konferencën e mbajtur nga kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami.
Megjithatë, edhe iu ishte thënë më parë se kryeparlamentari do të zgjidhjes në atë seancë, adeputetët e Lëvizjes BESA qëndruan në sallë në momentin që filloi realizimi i këtij skenari.
Pas kësaj, Zoran Zaev, deputetë të BDI – së (por jo edhe lideri i tyre Ali Ahmeti), si dhe përfaqësues të Alenacës për Shqiptarë kanë qëndruar në Parlamentin e Maqedonisë që të japin press konferencë ngaqë që më parë në opinion kishin shpalosur qëndrimet se LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ishin dekoduar për të bashkëqeverisur, ndërsa Lëvizja BESA kishte refuzuar të bënte pjesë në një qeveri ku do të ndodheshin eksponentë të BDI – së të përfolur për afera të ndryshme kriminale dhe korruptive.
Njeriu i fundit me të cilin janë përshëndetur deputetët e Lëvizjes BESA, sipas Zeqirija Ibrahimit, ka qenë pikërisht Ziadin Sela. Mirëpo, derisa kishin lënë pas partitë që pritej të mbanin press konferencë, deputetët e Lëvizjes BESA janë ballafaquar me horrorin që i priste jashtë. Të rrethuar nga turma, pa truproje dhe larg syrit të kamerave, huliganë maqedonas janë vërsulur në drejtim të tyre. Më i rrezikuari ka qenë deputeti Ibrahimi ngaqë kërkohej “koka e shqiptarit që këndoi himnin e Shqipërisë. Sapo janë pikasur, në drejtim të tyre janë hedhur gjësende të forta dhe turma është vërsulur në kapjen e tyre. Kanë qenë sekondat në pyetje ato që kanë përcaktuar që gjakderdhja në Parlamentin e Maqedonisë mos të rezultonte me pasoja edhe më fatale.
“Pasi që përfundoi seanca e zgjedhjes së kryetarit, një pjesë e deputetëve shkuan në press-qendër dhe pjesa tjetër dolëm jashtë. Në atë kohë mezi arrita deri te makina, sepse turma e huliganëve ishte ja 10-15 metra më tej. Natyrisht, më shanë e më gjuajtën me çka kishin në dorë, por – falë Zotit pa ndonjë lëndim – arrita të largohem. Pas kësaj, turma i ka kaluar barrikadat dhe është futur në Kuvend. Ka qenë dallimi për dy-tre minuta. Jam i bindur se po të më kishin kapur, sidomos pas atij himnit në Kuvend, s’besoj që do të kishim mundur ta realizojmë këtë intervistë. Prandaj, duke u përballur me vdekjen, kur shoh postime në stilin “pse nuk qëndruat aty, pse ikët?”, më duken njësoj si thirrjet albanofobe “shqiptari i vdekur – shqiptar i mirë”. Nëse duhej të pësonim që të na vajtonin e të bëheshim heronj, kjo mendoj se është e ulët”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi pasi që ai bashkë me kolegët e tij të Besës mezi ka arritur të shpëtojë nga turma ku ata ishin pa truproja, në mëshirën e fatit dhe larg syrit të kamerave./Sakte.net
https://www.facebook.com/AntpressmkOfficial/videos/829897170500520/