Deputetët e LDK-së e bojktojnë fjalimin vjetor të presidentit Thaçi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sapo ka bërë të ditur se deputetët e LDK-së do ta bojkotojnë fjalimin vjetor të presidentit Hashim Thaçi drejtuar deputetëve sot në orën 13 e 30.

Hoti në një konferencë për media ka përmendur disa arsye që sipas tij dëshmojnë se presidenti Thaçi nuk po e kryen funksionin e tij kushtetues.

Ai ka përmendur “përfshirjen e Thaçit” në bërjen e koalicionit qeverisës, dështimin e liberalizimit të vizave, kundërvënien ndaj BE-së, kërkesa për pasaporta të një shteti tjetër, në këtë rast të Shqipërisë për shkak të mosliberalizimit të vizave, etj.

Thaçi pritet t’ju adresohet sot deputetëve në orën 13 e 30.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme