Deputetët e listës serbe lëshuan senacën
Deputetet e listës serbe leshojnë senacën pak minuta pasi u paraqitën për të siguruar vazhimin e mandatit te tyre.
Deputet refuzuan te flasin për media në lidhje me këtë çeshtje.
Deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend pas pesë muajsh
Pas një mungese prej gati pesë muajsh, deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancë vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.
Kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumë muajsh bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet.
Ndërkaq, mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.