Deputetët e PDK-së demantojnë Delawie: Thaçi e Veseli kanë koordinim me SHBA!

Pavarësisht pretendimeve të Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, nuk janë koordinuar me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri, deputetë të PDK-së thonë se Kosova duhet të bëhet me ushtri.

Madje, një pjesë e deputetëve nga radhët e po kësaj partie, demantojnë edhe deklaratën e ambasadorit Delawie, në lidhje me mos koordinimin e Thaçit dhe Veselit me SHBA-në, raporton GazetaBlic.com

Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së tha për “Gazeta Blic” se Delawie është i obliguar të thotë një gjë të tillë, por e vërteta është ndryshe sipas Hasanit.

Nuk është e vërtetë që Thaçi e Veseli nuk kanë koordinim me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri, Delawie është i obliguar për ta thënë atë, të gjitha gjerat janë të koordinuara“, tha ai.

Më tej, ai vlerësoi se nisma e Thaçit për shndërrimin e FSK-së në ushtri, duhet të përmbyllet me procedimin e projektligjit për FSK-në, që e mundëson transformimin e saj në ushtri.

 

“Projektligji për FSK-në duhet të dërgohet në Kuvend dhe të miratohet”, tha Hasani.

Edhe Ganimete Musliu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së tha për “Gazeta Blic” se nuk ka kthim mrapa në rrugën e transformimit të FSK-së, sipas saj çdo shtyrje apo ndryshim në këtë proces vetëm sa do ta komplikojë situatën politike në vend.

Transformimi i FSK-së ka marrë drejtimin dhe mendoj që nuk ka kthim mbrapa. Çdo ndryshim apo shtyrje e këtij procesi veq sa do e komplikoj situatën politike dhe sigurinë në vend“, ka thënë Musliu.

Ndërkaq në lidhje me deklarimet e ambasadorit Delawie, ajo ka mohuar t’i komentoj ato me arsyetimin se nuk parapelqen komentimin e deklaratave të të tjerëve.

Sipas procedurave, qeveria duhet të kthej Projektligjin në Kuvend me komentet apo rekomandimet në afatin prej një muaji. Pasi të përmbyllen procedurat e nevojshme, ai më pas vendoset për shqyrtim dhe votim në Kuvend, ndonëse pas reagimeve të para ndërkombëtare, mbetet e paqartë nëse institucionet e Kosovës do të votojnë njëanshëm themelimin e ushtrisë, pa një koordinim dhe përkrahje të plotë nga NATO. /GazetaBlic.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme