Deputetët e rinj të Kuvendit takohen me personelin e Ambasadës së SHBA-së: Presim të punojmë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik

Disa prej deputetëve të rinj të Kuvendit, dalë nga zgjedhjet e 11 majit u takuan ditën e sotme në ambientet e Ambasadës së SHBA-së me personelin e saj.


ambasada e shba

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës thuhet se qëllimi i takimeve ishte për të kuptuar më mirë shqetësimet e komuniteteve që përfaqësojnë deputetët, si dhe prioritetet e tyre për legjislaturën e ardhshme.

“Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,” thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Postimi i Ambasadës së SHBA-së:

Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme