Gjykatësi Agim Kuqi bëri të ditur se seanca e sotme dëgjimore do të jetë e mbyllur, por, mediat u lejuan disa minuta të merrnin sekuenca e më pas publiku u përjashtua.
KALLXO.com raportoi gjatë ditës së djeshme se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj deputetëve të Vetëvendosjes.
Të dyshuar për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e së mërkurës kur u ratifikua marrëveshja e demarkacionit janë edhe Liburn Aliu, Valon Ramadani dhe Arbërie Nagavci.
Ata do të paraqiten më vonë në seancë për caktimin e masës së së sigurisë.
Në seancën e Kuvendit të mërkurën deputetët e Vetëvendosjes hodhën 4 herë gaz lotsjellës me qëllimin për ta pamundësuar ratifikimin.