Deputetët e VV-së deklarohen të pafajshëm për gazin lotsjellës

Deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bjupi dhe Albulena Haxhiu janë deklaruar të pafajshëm sot pasi që prokurori ua lexoi aktakuzën.

Ata akuzohen për hedhjen e gazit të lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu dhe Topalli kanë shkuar në seancë në bazë të thirrjes së gjyqtarit ndërkohë Kurti dhe Kadaj-Bujupi janë sjellë nga paraburgimi pasi janë arrestuar sepse kishin shkelur masën e arrestit shtëpiak.

Ndërkohë dëshmitarët e këtij rastit, deputetët Xhavit Haliti, Blerta Deliu Kodra, Bekimi Haxhiu janë liruar nga seanca deri të ftesën e radhës për të dëshmuar.

Në fillim të seancës avokati i të akuzuarës Donika Kadaj-Bujupi kërkoi përjashtimin e trupit gjykues ndërsa për Kurtin, Haxhiun dhe Topallin janë caktuar avokatë sipas detyrës zyrtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme