Edhe pse shumë herë kanë qenë vetë disa deputetë që kanë dëshmuar për gazin lotsjellësit tash ata kanë ndryshuar mendjen. Deputetët me miratimin e ligjit të amnistisë kanë mbrojtur deputetët tjerë të cilët janë të akuzuar për hedhjen e këtij mjeti.
Por, edhe pse Vetëvendosje ka më së shumti deputetë që kanë përdorur gazin këta të fundit janë kundër, me arsyetimin se nëse votojnë PRO- do të thotë që edhe ata pajtohen me Demarkacionin!
Me procedura të shpejtuara, kishte kaluar në Kuvendin e Kosovës Ligji i amnistisë duke e vënë atë në dy lexime brenda një dite.
Deputetët kishin vendosur që të miratojnë këtë Ligj, vetëm një javë pasi që e kishin rrëzuar atë.
Përkrahja për ligjin mbi amnistinë ishte rritur pas heqjes së nenit tre, duke reduktuar numrin e veprave që parashihet të amnistohen.
Po ashtu, versioni i ri nuk jep më amnisti për vepra që kanë cenuar jetën e njerëzve dhe kanë të bëjnë me krime të rënda.
E për amnistin pritet që shumë shpejt të flitet prap në Kuvendin e Kosovës. Krejt kjo pasi në Komisionin për Legjislacion është miratuar projektligji i cili amniston deputetet për gjuajtjen e gazit lotësjellës.
Ky Projektligj amniston deputetët e akuzuar për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvend prej 25 gushtit 2015 deri më 10 maj 2017.
Meqë gazi lotsjellës konsiderohet armë, me ligj, po synohet të falen të gjithë deputetët që kanë përdorur këtë armë në Parlament për të kundërshtuar demarkacionin e asociacionin.
Kundër aminstisë sikur herën e parë edhe kësaj radhe kundër është Lëvizja Vetëvendosje. Madje një deputete e kësaj lëvizje politike dikur akuzuohej për gazin lotsjellës.
Albulena Haxhiu, kryetare e komisionit, tha se nuk do ta mbështesin këtë ligj sepse sipas saj i bie konflikt interesi me kundërshtimin e ratifikimit të demarkacionit më 2015 e në vazhdimësi.
Zbatuesit e ligjit pa komentuar thonë se ata zbatojnë ato cfarë vendosin ligjvënësit.
Imer Beka, i cili është kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka thënë se Kuvendi është ai që mban përgjejgësi për vënjen e amnistisë.
Por ai nuk e mohon që gjuajtja me gaz në Kuvendin e Kosovës është vepër penale.
Por, ka deputetë që thonë që amnistia mbron deputetet për të mos u dënuar nga veprimet e tyre.
Albulena Haxhiu bashkë me Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin dhe Faton Topallin më 3 janar 2018 u dënuan me burgim me kushte për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Procese tjera ndaj deputetëve për hedhje të lotsjellësit në Kuvend janë duke u zhvilluar.
Edhe në vitin 2013 Kosova kishte shpallur amnisti, pasi projektligji për të ishte miratuar në Kuvend.