Deputetët ftojnë Prokurorinë ta zbardhë abuzimin me 3 milionët e dhënë si grante nga Ministria e Bujqësisë

I papranueshëm ka qenë për deputetët një raport i sekretarit të Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi, pasi dokumenti nuk përmbante sqarimet që i ishin kërkuar rreth raportimit të “Kohës Ditore” për tre milionë euro të shtetit që jashtëligjshëm kanë shkuar tek biznese që për aksionarë kanë njerëz të lidhur me politikën.

Në vend të sqarimeve, në raport sekretari Halimi kishte listuar kualifikime denigruese për gazetën.

Hulumtimi kishte gjetur një mori shkeljesh që Ministria i ka bërë kur i kishte ndarë grantet: Tre përfitues nuk e plotësonin njërin prej dy kritereve të veçanta të pranueshmërisë; tre emra aksionarësh rezultonin të ishin përfitues në dy grante; dy projekte fituese paraprakisht ishin mbështetur nga donatorë ndërkombëtarë.

Krahas këtyre, së paku një përfitues i një milioni eurosh e kishte furnizuar gazetën me dokument të rrejshme, kur ishte përpjekur të arsyetonte përmbushjen e kritereve.

Halimi, bashkë me ministren e sapoemëruar të Bujqësisë, Dijana Ziviq, dhe me ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjoka, kanë dalë të enjten para Komisionit parlamentar për bujqësi, për të raportuar rreth këtyre granteve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme