Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Ashkalinjve për Integrim , Etem Arifi, është duke vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan, pasi është shpallur fajtor për veprën penale “Mashtrim në subvencione”, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Ndryshe, Arifi ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. Vendimi u bë i plotfuqishëm në janar të 2020-s. Për dënimin Arifi ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit njoftoi se e ka shpallur të papranueshme kërkesën e tij. /Gazeta Sinjali/