Deputeti Haxhi Avdyli pagën e parë të deputetit e ndan me familjet skamnore

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demoratike të Kosovës njëherësh edhe kryetar i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka vendosur që pagën e parë të deputetit ta ndajë me familjet skamnore dhe ato  në nevojë. Haxhi Avdyli është neurokirurg me profesion. Ai ishte pjesë e Grupit të ekspertëve për shëndetësi i LDK-së dhe aktivist shumëvjeçar i LDK-së pas lufte, shquhet për humanizmin e vazhdueshëm por edhe për konsitencën në qëndrimet e tija politike. Ai më herët bashkë Vjosa Osmanin dhe me një pjesë tjeter të deputeteve dhe delegatëve ishte kunder koalicionit LDK-PDK.

Avdyli këtë njoftim e ka bërë nëpërmjet rrjetit të tij social .

Dje ishte dita kur më doli paga e parë e deputetit prej 1300 €.
Sot , në vigjilje edhe të festës së Kurban Bajramit kam vendos që kjo pagë të ju kthehet qytetarëve në nevojë.
Në konsultim me Petrit O. Hoxhaj dhe Artan Hoxha kemi identifikuar nje familje me ardhura të uleta i cili ka në proces ndërtimin e shtëpisë i cili do përfitoj 500 €.
Shuma e mbetur do ndahet për 19 familje të perzgjedhura me kujdes në shuma nga 20 deri 50€.
Për shkak të diskrecionit nuk do postoj as emra as foto dhe nuk do ia dorezoj asnjërit shumën personalisht por permes miqëve të lartëcekur.
Urime ju qoftë Kurban Bajrami ketyre familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Sakte.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme