Me një fjalor konfuz, nga foltorja e Kuvendi të Kosovës deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliu dha shumë këshilla se si Kosova të dalë nga situata ku ka hyrë, pas dëbimit të shtetasve turq.
Demaliu e mori fjalën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për 6 shtetasit turq të dëbuar nga autoritetet kosovarë. Por Demaliu, dukej se nuk është i kënaqur me zhurmën që po bëhet lidhur me këtë veprim të shtetit të Kosovës, shkruan Periskopi.
Ai nga foltorja e Kuvendit nisi të tregojë mesele për një ‘tupanxhi’, duke cituar edhe meselet e Milaim Zekës.
“Po lidhem nganjëherë me atë fjalorin që e përdorë Milaim Zeka, “kemi mbete pre e tupanxhive”. Një tupanxhi ish shku njëherë i kish ra tupanit shumë, e një plak iu kish afru dhe i kish thanë çka ka në këtë tupan? E çelin tupanin e ai del i thatë. Thotë shumë zhurmë po bojka. Edhe ne mos ta luajmë rolin e tupanxhisë e me ba zhurmë sepse e dimë mirë historikun e zhvillimit të vendit tonë”, tha Demolli.
Nuk është kjo hera e parë që Kuvendi i Kosovës merr karakter kaq joserioz për shkak të veprimeve të deputetëve. Aty, përveç meseleve, opinioni ka qenë dëshmitar edhe i urimeve dhe ‘përhajrave’ për lindjen e fëmijëve të deputetëve. /Periskopi/