Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dukagjin Gorani ka thënë se takimi që pati sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Dardan Gashi, kishte karakter miqësor dhe jo politik.
Në një prononcim të shkurtër dhënë Insajderit, deputeti Gorani ka deklaruar se zv/kryeministrin Gashi e ka mik.
“Jo [nuk ka prapavijë politike v.j]. Ishim për drekë. Z. Gashi e kam mik”, ka thënë Gorani për Gazetën Insajderi.
Gashi dhe Gorani janë takuar sot në Prishtinë pak orë para se të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës të hënën.