Deputeti i ‘Guxo’ jep detaje kur do të zgjidhet kryetari i ri, nënkryetarët dhe strukturat udhëheqëse

Lista Guxo është regjistruar sot si parti politike në KQZ, ndërsa shpejt do të futet në një proces të brendshëm zgjedhor, për ta zgjedhur kryetarin/kryetaren dhe strukturat tjera udhëheqëse.

Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Burim Karameta i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka thënë se gjatë ditëve të ardhshme do të fillojnë me formimin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, do të thirrin kuvendin e partisë dhe të zgjedhin strukturat udhëheqëse.

 Ai është shprehur se i gjithë procesi do të marrë kohë deri në 6 muaj.

“Tash neve sipas legjislacionit të KQZ’së na presin ditë akoma më dinamike më të zëshme me punë më të mëdha në konstituimin tonë. Këshilli i Përgjithshëm do të përbëhet prej më shumë se 100 personave dhe do të formojmë kuvendin e partisë. Në Kuvendin e ardhshëm do të zgjidhet edhe kryetari edhe nënkryetari edhe sekretari. Duhet të potencojmë që kemi vendosur në kuvend rregull strikte, që të jetë vota e fshehtë. Kjo do të bëhet në ditët në vijim. Natyrisht brenda një periudhe të 6 muajve ne duhet t’i finalizojmë të gjitha këto procese, natyrisht Lista Guxo do të merr pamjen e saj të plotë”, ka deklaruar ai.

Karameta ka deklaruar se Lista Guxo ka treguar se i rëndësishëm për ta është shteti dhe jo partia.

“Pasi që jemi të Guxo, te emri Guxo, jo në këtë kontest po thuhet se trimat e mirë nuk nguten prej trimërie jo prej tute, është një fjalë e urtë. Këtu nuk kemi të bëjmë me trimëri, këtu kemi të bëjmë me të vërtetë që ne kemi kallxu vlerat tona dhe primare e kemi pas çështjen e Kosovës. Ju e dini shumë mirë që paraprakisht janë zhvilluar procese shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës si marrëveshje të jashtme dhe të brendshme dhe prioriteti i joni dhe i tërë Listës Guxo ka qenë realizimi i tyre në përpikëri duke dhënë kontributin tonë në qeverinë aktuale në parteritet me Vetëvendosjen”, ka shtuar ai.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme