Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani ka komentuar hedhjen e gazit lotsjellës për katër herë radhazi në sallën e Kuvendit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sot po flet gazi e dhuna, derisa po u mohohet deputetëve e drejta e fjalës.
“Dje u bënë mbi 500 minuta fjalë, e sot na ka kaplu heshtja e mjerimit, po flet dhuna, po flet gazi, po mohohet e drejta e deputetit me shpreh i lirë dhe në kushte normale mendimin e vet. Nuk po them se cila anë ka të drejtë, por një gjē dihet se nē demokracitë parlamentare vendos mendimi i shumicës. Kosova do të e gjej rrugën, ajo ka kalu momente edhe më të rënda”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.