Deputeti i LSDM – së konfirmon se vetëm falë ndihmës së Grubit arriti të shpëtojë nga huliganët!

Deputeti i LSDM-së Hari Lokvenec, tregon tmerrin që përjetoi. njofton TetovaSot.

“Katastrofë, u vërejtën se janë të trajnuar, profesionistë, zyrtarët apo kriminelët në njërën anë dhe disa të varur nga droga dhe njerëz të moshuar me probleme të dukshme mendore. Në dilemë është se a mundet të kishin marrë urdhra nga dikush apo deputet” rrëfen për Brif tmerrin deputeti i LSDM-së Hari Lokvenec,

“Unë bashkë me Bogoevin i kemi shumë borxh Artan Grubit që na nxori të gjallë nga aty, na hapi rrugën duke rrezikuar veten, Goditjet vinin nga të gjithë anët, Me ndihmën e Grubit, disi ia dolëm nga aty dhe arritëm në një nga zyrat” tregon Lokvenec duke shtuar se shpifjet ndaj Grubit janë shpifje të mediave.

Por, ajo çfarë nuk ka qenë në gjendje të rrëfejë ky deputet është se si huliganët i janë bindur Artan Grubit, si dhe si e ka rrezikuar veten kur shihet sheshazi se deputetët e LSDM – së janë të përgjakur, ndërsa Grubi, fatmirësisht, shëndosh e mirë!

Ndryshe ditë më parë në sallën e konferencave në Kuvendin e Maqedonisë, huliganët maqedonas goditën me mjete të forta deputetët e shumicës parlamentare veçanërisht më së shumit liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Selën dhe atë të LSDM-së Zoran Zaevin./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme