Deputeti i Parlamentit në Republikën e Kosovës që vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër pas gjendjes së krijuar nga arrestimi dhe deportimi i gjashtë qytetarëve turq drejt Turqisë.
Berisha në reagimin e tij ka bërë me dije se shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe Drejtorit të AKI’së, Driton Gashi, nuk mjafton.