Deputeti i PDK-së: ROSU ju lumtë, Vetëvendosje marre ju qoftë!

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka lavdëruar Policinë e Kosovës për operacionin e sotshëm në veri të Kosovës ku arrestuan politikanin serb, Marko Gjuriq që hyri në Kosovë pa leje.

Mirëpo Haxhiu ka kritikuar partinë e Albin Kurtit, duke e quajtur të trupshëm qëndrimin e Vetëvendosjes.

Ky është shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Policia e Kosovës sot ishte në nivelin e detyrës së saj, për çka i përgëzoj!

Por sot me komunikatën e tyre politike LVV ishte nën çdo nivel të pritshëm! Prandaj me të drejtë pyes: Ku u shkrua komunikata e LVV-së, në Prishtinë apo në Beograd?!

Sot kur u dëshuma forca e shtetit, kur policët tanë me shumë mund e sakrificë zbatuan detyrën shtetërore në mbrojtje të ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë së Kosovës, LVV e quan spektakël veprimin e shtetit të vet.

Nga ky sinkronizim i LVV-së me deklaratën e Vuçiqit për Asociacionin?

Sot për Asociacionin folën vetëm Vuçiqi e LVV, madje këta të fundit ia kaluan Vuçiqit me mohim të shtetit të Kosovës. Sepse Vuçiq e pranoi që ishte aksion i organizuar i fuqishëm, ndërsa LVV e quan “spektakël”!

Edhe vendosja e sovranitetit më 25.07.2011, në pikat kufitare 1 dhe 31 për LVV paska qenë spektakël.

Heroi Enver Zymberi ra në detyrë në mbrojtje të sovranitetit, jo për “spektakël”!

“Spektakël” sot bër një deputet i LVV në Krushe, “spektakël” të ndytë bëri LVV në Kuvend, duke hedhur gaz lotësjellës dhe duke goditur po këta policë që arrestuan Marko Gjuriqin.

Këtë linjë të Albinit unë me kohë e kam demaskuar, e sot po e sheh e tërë Kosova!!!.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme