Deputeti i PDK’së kërkon që nesër t’i jepet fund koalicionit me LDK’në

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, i cili bën pjesë në listën e deputetëve të pakënaqur të pozitës, që kërkojnë shpërbërjen e koalicionit qeveritar, ka bërë edhe një herë të ditur kërkesën e tij.

 

Madje, në një prononcim për lajmi.net ai ka thënë se qysh nesër liderët e dy partive duhet të ulen dhe ta bëjnë planin e divorcimit politik, duke u hapur rrugën zgjedhjeve.

“Besoj që qysh nesër liderët e të dy partive të ulen dhe të bëjnë planin e divorcimit politik definitiv. Kjo javë duhet të jetë vendimtare dhe mos të humbet kohë tutje dhe të futen në zgjedhje te parakohshme“, ka thënë deputeti i PDK-së.

Ai e ka akuzuar Qeverinë që nuk ka pasur guxim ta zgjidh problemin e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.

“Kjo është një tallje e radhës e qeverisë së Rinvestit dhe facebookut të udhëhequr nga Isa Mustafa , ky është fajtori kryesorë pse jemi në këtë situatë, sepse asnjëherë s’ka shprehur as vullnet individual e as institucional për ta zgjedhur problemin“, është shprehur Muja.

Sipas tij versioni aktual i Demarkacionit duhet të rrzohet, pasi deputetët nuk do ta votojnë.

“Ky version i Demarkacionit tanimë është i përfunduar dhe nuk votohet nga asnjë deputetë. Prandaj ky version i Demarkacionit definitivisht si jua kam sqaruar edhe më parë duhet të rrëzohet”, ka përfunduar Shaip Muja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme