Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i ka tërhequr vërejtjen Kadri Veselit, lidhur me sharjen që kreu i Kuvendit të Kosovës ia kishte bërë deputetëve të VV’së në seancën për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, rreth një muaj më parë.
Zyba, kur e mori fjalën në Kuvendin e Kosovës të hënën, i tha Veselit që të ketë kujdes dhe të mos i ofendojë më deputetët e VV’së.
“Unë kam shqetësimin për mënyrën e komunikimit; keqpërdorimin e foltorës e që nuk është hera e parë, e në veçanti jam i shqetësuar për herën e fundit, për ofendimin që na ke bërë. Nuk je tërhequr prej fjalëve të tua dhe as nuk ke kërkuar falje”, i tha Zyba, Veselit.
“E ke vërejtjen e fundit, personalisht nga unë, për ofendimin që na ke bërë atë ditë. Ndaç merre kërcënim, ndaç mos e merr por po na detyrohesh të kundërpërgjigjemi në këtë formë”, deklaroi deputeti i VV’së.