Deputeti Labinot Tahiri ‘mbron’ Pacollin për skandalin e zgjatjes së dorës Trumpit

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri i ka dalë në mbrojtje shefit të partisë së tij, Behgjet Pacolli, i cili ditën e djeshme është parë në një video teksa shihet duke i zgjatur dorën kalimthi presidentit amerikan, Donald Trump, përderisa dëgjohet një zë teksa i thotë Pacollit: “Jepja dorën Trumpit, jepja dorën Trumpit!”.

Pas kësaj, në rrjete sociale filluan kritika ndaj shefit të diplomacisë kosovare.

Mirëpo, i pajtimit me to nuk është edhe deputeti Tahiri, i cili ka thënë se Pacolli e ka mik Trumpin për vite të tëra, duke thënë se këta që po kritikojnë nuk e dinë se çka është respekti, përcjell KosovaPress.

Gjeni pa ndërhyrje reagimin e Tahirit:

Për Behgjet Pacollin!

Interesant!

Disa individ të shprazur në kokë, paskan gjetur kohë, që të mundohën, me e injorua një njeri puntorë e i p’a dēmshëm për shtetin e kombin, me emrin; Behgjet Pacolli! Kjo paska ndodhur për faktin që a’i i’a paska dhënë dorën Trampit! Ai, e k’a mik Trampin o shoqitttt breee, mik e ka, edhe madje qe 20-30 vite…!

Imagjinoni, me ardh ‘Tramp’ në Kosovë, këta që mundohen me injoru njeriun tonë, i nënshtrohen Trampit, a deri dje edhe ate e kanë qeshur, kurse tanët atje në OKB, i injorojnë!!

Kjo është jeta në Kosovë, e padrejtë….!

Vazhdoni ju priftë e mbara..!

Ju, nuk dini se qështë respektiii, e nê anën tjetër mundoheni t’a përqeshni zotriun atje me punën e tij.

Sigurisht të ishit ne vendin e Bejgjet Pacollit në atë rastë, as që kishit tentua ( guxua) të i’a zgjatni dorën Trampit, se ju kish injorua të gjithëve.

Unë edhe mund t’a pranojë se në disa raste nuk pajtohem me Pacollin, por kur është diqka e padrejtë ndaj tij,apo dhe ndaj të tjerëve, reagojë pa një pa dy.

Ditën e mirë.

Z. PACOLLI, të përshëndesim nga Kosova e Shqipërisë.

LABINOT TAHIRI

FERIZAJ KOSOVE E SHQIPĒRISË.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme