Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, thotë se njerëzit e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk kanë dorë në arrestimin e gjashtë shtetasve turq. Nitaj ka thënë se As Pal Lekaj e as Ramush Haradnaj nuk i jep lejet për aterrimin e avionëve në Aeroportin e Prishtinës.
Ky është reagimi i plotë i Nitajt:
“Njerëzit e Haradinajt” nuk ishin pjesë e deportimit të Gylenistëve
As Pal Lekaj e as Ramush Haradnaj nuk i jep lejet për aterimin e avionëve në Aeroportin e Prishtinës! Janë disa njerëz të tjerë që e bëjnë këtë punë dhe nëse ata kanë qenë pjesë e operacionit të famshëm të deportimit të “gylenistëve”, ia pafshin hajrin. Le të shkojnë edhe ata!
Por përpjekja që këta njerëz të paraqiten si “Njerëzit e Haradinajt”, është përpjekje për ta fshehur të vërtetën për ngjarjen më skandaloze që ka ndodhur në disa vjetët e fundit!
Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria që ai drejton, duhet t’i zbulojnë edhe këta njerëz që i paskan dhënë leje për aterim këtij aeroplani. Nëse kanë shkelur çfarëdo ligji apo rregullative, ka ilaç edhe për ta!
Secili le të paguaj për gabimin e tij!