Deputeti që dha votën e 80’të për demarkacion, përcillet me polici në Dragash

Dje mbaroi saga e Demarkacionit pas me shumë se tri viteve, duku u miratuar me 80 vota.

Ashtu si edhe ishte përmendur në media deputeti vendimtar për votën e 80 ishte Adem Hoxha nga Restelica e Gorës.

Siç raporton Klan Kosova në njërin prej edicioneve të lajmeve, Hoxha është përcjellë me polici nga Gora deri në Kuvendin e Kosovës dhe menjëherë pas votimit ai po në masa të rrepta sigurie u përcoll për në Dragash ku edhe ai jeton.

Adem Hoxha është kryetar i partisë gorane JGP por në Kuvendin e Kosovës është futur si pjesë e Listës Serbe, dhe deri tani ka qenë lojal ndaj Serbisë, por ky veprim i tij ende nuk u është komentuar nga grupi parlamentar pjesë e së cilës është.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme