U linda e u rrita në Shkup, por megjithatë shkupjanët ende më trajtojnë si kosovar. Jam shumë krenarë për prejardhjen time, sidomos sot në përvjetorin e 9-të, të shtetësisë së Kosovës tonë, andaj e gëzofshim sa të ketë jetë e mot”, ky ka qenë urimi i deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.
Gashi, ka zgjedhur që përvjetorin e 9 – të të pavarësisë së Kosovës ta festojë një Tiranë duke dhënë indirekt mesazhin se shqiptarët kudo që ndodhen janë një dhe se festat i kanë të përbashkëta./Sakte.net