Një deputet ukrainas ka dorëzuar në Kuvendin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e Kosovës ditën e sotme.
“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka ritheksuar faktin se në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare.
“Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar. Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, për të cilat ne përpiqemi, e kanë njohur tashmë Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Prandaj, një hap konsistent i Ukrainës tani do të jetë njohja e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehja e mbështetjes ndërkombëtare. Refuzoni menjëherë një lloj tjetër manipulimi – situata midis Ukrainës dhe psedovrepublikami “LDNR” nuk është e njëjta situatë si në Kosovë dhe Serbi. Ky është momenti kur Kosova realisht ka të drejtën e pavarësisë”, ka thënë ai.
Goncharenko përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka reaguar edhe për tensionet në veri të Kosovës ku, pohoi se Ukraina duhet të mbrojë kosovarët nëse Serbia pushton Kosovën, duke shtuar madje se Ukraina është gati të veprojë me trupat në terren./Top Channel