Deputeti Zeka me bashkëpunëtorë dalin para Gjykatës për akuzat për mashtrim

Mjaft të relaksuar janë paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës Milaim Zeka, Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliu.

Të tre këta akuzohen për veprat penale të mashtrimit, pastrimit të parave dhe shmangie të tatimit, raporton KTV.

Deputeti Zekaj zgjodhi të ulej afër Edmond Kërliut derisa e injoroi bashkë të akuzuarin tjetër, Ilir Krasniqin.

Në këtë seancë të shqyrtimit të dytë fillestar, mbrojtja e këtyre të pandehurve e kundërshtoi aktakuzën e Prokurorisë, duke propozuar që e njëjta të hidhet poshtë.

Kjo, pasi sipas tyre, nuk përbën vepër penale.

Kur prokurori Special Atdhe Dema u ftua që të japë përgjigjen lidhur me këtë kërkesë të mbrojtjes, ai kërkoi që një gjë e tillë të shtyhet për seancën e radhës.

Kjo, me arsyen se sipas tij, në adresë të prokurorisë kishte arritur vetëm kërkesa e njërës palë, por jo të gjitha.

Pas deklarimit të prokurorit në seancën e radhës gjykatës i mbetet të vendosë nëse do ta hedhë poshtë aktakuzën apo do të vazhdohet tutje me gjykimin e lëndës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit, Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, që nga viti 2016, e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë regjistruar biznesin, si agjenci punësimi.

Ata kishin paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, duke mashtruar 900 aplikues për viza pune.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme