Deputetja britanike: Shqetësues një nen i propozimit franko-gjerman, që iu dorëzua palëve javën e kaluar

Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns ka reaguar për propozimin franko-gjerman, drafti i përditësuar i së cilit u u është dorëzuar të premten e kaluar kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, nga pesëshja diplomatike.

Kaerns ka thënë se është e shqetësuar për pikën 7 të propozimit në të cilin thuhet se “Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës”.

Ajo thotë se asnjë etnitet në stilin e “Republika Srpskas” s’duhet të krijohet.

“Shumë e shqetësuar nga implikimet e propozimeve sipas nenit 7. Askush nuk duhet të kërkojë të rrënjos, e lëre më të projektojë me qëllim, çdo formë të “vetëqeverisjes” në vijat etnike brenda Ballkanit. Nuk duhet të krijohet asnjë entitet i stilit “Republika Srpska”, ka shkruar ajo.

Gazeta Online Reporteri.net e ka siguruar ekskluzivisht këtë dokument të cilin 5 diplomatët perëndimorë ua kanë prezantuar liderëve të të dy shteteve, të premten që shkoi.

Dokumenti në fjalë, siç edhe e përshkroi kryeministri Kurti këtë të enjte gjatë ditës, në hyrje të tij ka 5 rreshta si “preambulë” ku njoftohet se ky dokument i përcjellët Kosovës dhe Serbisë nga 5 diplomatët e Perëndimit “si platformë për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Madje, edhe në këtë dokument bëhet e ditur se 10 pikat e prezantuara tashmë si platformë evropiane bazën e kanë tek i ashtuquajturi plani franko-gjerman, që të dy vendet e morën në formën e “non-paper” në gjysmën e dytë të vitit që shkoi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme