Në një fjali të shkruar në Facebook – me plot gabime në drejtshkrim – Besa Gaxherri shkroi se Kosova duhet të fillojë negociatat me Serbinë për hapjen e një kontesti të ri territorial mes dy vendeve: atë të Nishit dhe Prokuples.
Që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos dinë të shkruajnë gjuhën shqipe pa gabime, ka ndodhur edhe më parë. Por, që një deputete të shkruajë gabimisht gjuhën shqipe e përmes të njëjtit shkrim të kërcënojë me pretendime territoriale një shtet tjetër, nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë.
Por, këtë tabu e ka thyer deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxheri, e cila në një shkrim përplot me gabime drejtshkrimore ka kërcënuar shtetin e Serbisë me fillimin e negociatave për “pronat e shqiptarëve në Nish e Prokuple”.
Gaxheri reagoi ndaj iniciativës potenciale të Serbisë për pretendime territoriale kundrejt Kosovës, raporton Gazeta Online Insajderi.
“Iniciativa e Beogradit me pretendimet territoriale kundrejt Kosoves dhe angazhimi i disa individeve të BE-së e ca shqipëtarëve miop, është thirrje për Kosoven, qe të hapim procesin e gjenocidit kundrejtë shqipëtarëve prej Nishit deri në Prokuple”, shkroi deputetja Gaxheri, në një fjali që përmbante disa fjalë të shkruara gabimisht në gjuhën shqipe; madje një fjalë (kundrejt), një herë e shkroi drejtshkrimisht mirë e një herë e shkroi gabimisht (kundrejtë).
Por, Gaxheri duket se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi teknike shkrimit të vet.
Në një fjali tjetër – po ashtu me plot gabime në drejtshkrim – ajo shkroi se Kosova duhet të fillojë negociatat me Serbinë për hapjen e një kontesti të ri territorial mes dy vendeve: atë të Nishit dhe Prokuples.
“Të fillojm negociatat për pronat atje të cilat janë të arkivuara qysh në kohen Osmane dhe shum api tani janë në doren e shqipëtarëve të atyre trevave e qe sotë jetojn në Kosov e nëpër botë si të përndjekur nga shtepit e tyre”, deklaroi Gaxheri, në një fjali ku emrin e shtetit të vet e kishte shkruar gabimisht
Shkrimi i Gaxherit përmban dhjetëra gabime drejtshkrimore.
E drejtshkrimi nuk përbën sfidë vetëm për deputeten e LDK-së, pasi me këto vështirësi përballen edhe disa deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.
Citimi i deputetes Besa Gaxheri në artikull është i paredaktuar; është përmbajtje e shkruar nga deputetja në Facebook