Deputetja e LSI-së: Njerëz të ambasadorëve të përfshirë në afera korruptive

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se është e zhgënjyer nga trupa diplomatike në Shqipëri që sipas saj, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri, ndërsa shtoi se ata kanë lidhje me afera korruptive.

“Unë edhe si vajzë e re në politikë kam pësuar një zhgënjim të jashtëzakonshëm nga trupa diplomatike në Shqipëri, të cilët nga 2015-ta e këtej, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri. Nuk kam për ta harruar presionin e ambasadorëve kundër deputetëve për të votuar reformën në drejtësi. Ne që jemi dhe punojmë përditë me ta e ndjejmë presionin. Ka dy prapavija, e para korrupsioni që bëhet i përbashkët. Kanë dalë dhe do të dalin lidhjet e aferave korruptive të njerëzve të afërt të përfaqësive politike në Shqipëri. E dyta, ka pasur një përpjekje e vazhdueshme që Shqipëria të ishte padrejtësi.” – tha Mehmetaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme