Deputetja e mbuluar vihet në ballë të luftës kundër ekstremizmit

Deputetja e Partisë së Drejtësisë Labinotë Demi-Murtezi ka ngritur një shqetësim të saj sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kërkuar që Qeveria të përshpejtojë procedurat në lidhje me pezullimin e punës së disa OJQ-ve në Kosovë që kanë qenë të dyshuara për nxitje të ekstremistit.

“Tashmë dy vite qeveria ka pezulluar punën e disa OJQ-ve  për dyshime për nxitje të ekstremizmit .

Këto OJQ  mbeten të pezulluara përkundër transparencës nga ana e tyre. Ftoj organet e drejtësisë të përshpejtojnë punën dhe të bëjnë publike veprimet përkatëse të secilës prej këtyre organizatave një nga një. Nga organet kërkojmë përshpejtim të procedurave”, ka thënë Demi-Murtezi.

Ja fjalimi i plotë i saj:

Tashmë dy vite Qeveria e Republikës së Kosovës ka pezulluar punën e disa OJQ-ve në qytete të ndryshme të vendit, me dyshimet për veprimtari dhe nxitje të ekstremizmit të dhunshëm fetar. Pa specifikuar çështjet konkretisht, të gjitha këto OJQ vazhdojnë të mbeten të pezulluara, edhe përkundër transparencës së treguar nga ana e tyre. Kur them transparencë, e kam fjalën konkretisht për OJQ-në AKEA, e cila i është drejtuar edhe gjykatës për vlerësim të padrejtë të punës së tyre, karshi Ministrisë së Administratës Publike, ngase vendimi për pezullim ka ardhur nga kjo ministri. Ky vlerësim i padrejtë sipas tyre dhe është shumë i logjikshëm për ne, ngase Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsimim-AKEA, veprimtarinë e saj e ka të rregulluar me ligjet dhe rregulloret përkatëse në fuqi, ndërkaq veprimtarinë e saj në fusha të ndryshme kulturore e edukative, gjithmonë e ka artikuluar përmes figurave të vendit, shpeshherë të përcjellura edhe nga ministra të qeverisë sonë.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka miratuar ligjin për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të vendit tonë në luftëra dhe konflikte të armatosura. Me këtë ligj dhe mbi këtë bazë tashmë duhet të qartësohen argumentet për fuqizim të dyshimeve të ngritura për këto veprimtari, ose të tërhiqet ai pezullim i cili po i mban peng OJQ-të, përkatësisht shoqërinë civile.

Vendi unë dhe asnjë vend tjetër, nuk e ka luksin të ofendojë e humb kuadro të asnjë lëmie, por duhet të ofrojë bashkëpunim me individë intelektualë e shoqëri civile, sa herë që shfaqet nevoja për një plan konkret ose plan kombëtar.

Tashmë Ministria e Punëve të Brendshme dhe zyrtarët e Agjensionit të Inteligjencës së Kosovës, kanë deklaruar zyrtarisht se gjendja e sigurisë në këtë aspekt është në nivel të lartë. Andaj në sensin e vazhdimit të kultivimit të tolerancës së dëshmuar fetare dhe lirive e të drejtave të çdo individi pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, gjinore e fetare, ftoj organet e drejtësisë që të përshpejtojnë punën e tyre, dhe të bëjnë publike vlerësimet përkatëse konkrete.

Nuk ka mbetur njeri pa thënë deri më tani se terrorizmi nuk njeh as komb, as fe. Andaj nga organet kompetente kërkoj edhe një herë që procedurat të mos zvarriten, tashmë karshi bazës sonë ligjore të lartpërmendur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme