“Deputetja e pitalkave”

Pitalkat që brenda paketimit të tyre e kanë pasur kartëvizitën e kandidatës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA , Leonora Morina – Bunjaku ka arritur votat e mjaftueshme që të bëhet deputete e kuvendit të ri të Kosovës

Furra “Pashtriku” në Gjilan për syfyr kishte dhënë pitalka falas, ndërsa këto prodhime brenda e kanë pasur kartëvizitën e Leonora Morina- Bunjakut, kandidates për deputete të Koalicionit PDK-AAK-Nisma

Kandidatja për deputete, kartëvizitat e së cilës ishin në paketimin e pitalkave, e kishte mohuar se organizoi këtë aktivitet, duke thënë se dikush e ka keqpërdorur emrin e saj.

“Ai s’ka qenë aktivitet,  e as iniciativë e imja kishte thënë Morina – Bunjaku për KALLXO.COM.

Unë sinqerisht u kërkoj falje gjithë qytetarëve të Gjilanit që dikush në një mënyrë kaq të ulët ka tentuar të bëjë fushatë kundër meje. Kjo nuk është as në natyrën, as në përvojën time s’ka ndodhur. Unë bamirësi bëjë me spitale, me njerëz të cilët kanë nevojë, e jo me furrë. Nuk bohet fushatë me bukë”, tha Morina-Bunjaku.

Portali Sakte.net meson se kandidatja Leonora Morina – Bunjaku ka arritur të marr votat e mjaftushme që të jetë deputete e re e kuvendit të Kosovës. /Sakte.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme