Deputetja e PSD’së: Nënkryetarët do ta kryejnë punën e Shpend Ahmetit në Prishtinë

Duke komentuar fjalët e shumta se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk mund të ushtrojë detyrën e tij pasi të marrë rolin e bashkëkryesuesit të Ekipit Negociator të Kosovës në bisedime me Serbinë, deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, ka thënë se një menaxher i mirë duhet të dijë të delegojë detyra te ekipi i tij.

“Një menaxher i mirë është ai që di të delegojë detyra te ekipi i vet. Ka ekip profesional. Ka dy nënkryetarë që mund t’ua delegojë punët që s’mund të mbërrijë t’i kryejë gjatë angazhimit të tij”, ka thënë ajo në KTV. 

“Nuk do të ketë asnjë lloj mungese të Ahmetit për shkak të angazhimit të tij të ri. Kryetari duhet të jetë menaxher që di edhe të delegojë detyrat”, është shprehur Pantina.

Pantina ka deklaruar po ashtu se PSD’ja, e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, nuk do t’i bashkohet Qeverisë Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme