Deputetja Mimoza Musa sapo njoftoi në rrjetet sociale se ka braktisur Arben Taravarin. Në arsyetimin e saj Mimoza Musa shkruan:
“Një vit më parë, më 8 maj mora besimin e mbi 107 mijë shqiptarëve, si deputete e ASH-së në listën e koalicionit VLEN. Ky mandat nuk është thjeshtë një numër, është zëri i një populli të lodhur nga mbi 20 vite pushtet i BDI-së dhe që kërkon me ngulm ndryshim. Po kalojmë në periudhë të vështirë politike dhe me të drejtë shumë përkrahës, miq e bashkëpunëtorë pyesin- Me kë është deputetja Mimoza Musa? Sot në një klimë politike të trazuar dua të jem e qartë me ju: Unë jam deputete e ASH-së, besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj, nuk jam këtu për personale, por t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision” shkruan deputetja Mimoza Musa për të përfunduar se ndryshimi ka nisur dhe do të shkojë përpara.
Pas vendimit të Taravarit për largim nga Qeveria, atë e braktisi edhe deputeti nga Struga Salim Sulejmani. Me largimin e Musës dhe Sulejmanit, Taravari aktualisht numëron vetëm 3 deputetë, ndërsa shtohet numri i deputetëve të shumicës.