Deputetja ukrainase falënderon Kosovën

Objekti i Qeverisë së Kosovës të martën është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti me popullin e këtij shteti,  pasi një pjesë e territorit të saj është pushtuar pjesërisht nga Rusia.

Deputetja dhe politikania ukrainase, Iryna Friz ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën.

“Faleminderit, Prishtina!”, ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook.

Ukraina është njëri nga vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën shtet.

Ndryshe, agresionin e Rusisë ndaj dy rajoneve në lindje të Ukrainës e kanë dënuar krerët e institucioneve të Kosovës.

Ndërsa, SHBA, BE dhe vende të tjera kanë paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Rusisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme