Derbi në merkato i takon Interit.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.
Ylli i Torinos, Samuele Ricci është në shënjestrën e gjigantëve të Milanos për një kohë të gjatë.
Sipas Calciomercato, Inter ka arritur marrëveshje personale me Riccin duke e mposhtur kështu Milanin.