Derbi Partizani-Tirana, uniformat blu publikojnë masat e ndërmarra, ja rrugët që do të bllokohen

Uniformat blu të Tiranës kanë përgatitur planin e masave për sigurinë dhe garantimin e rendit, për shkak të derbit që luhet sot mes dy skuadrave “Partizani” dhe “KF Tirana”, ndeshje që do zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.


Në kuadër të sigurisë dhe rendit, nga ora 17:00 e deri në përfundim të ndeshjes, këto rrugë të listuara më poshtë do të qëndrojnë të bllokuara:

Rrugën “Lek Dukagjini” përreth stadiumit
Rrugën “Dervish Hima”
Rrugën “Gjergj Filipi”
Rrugën “Papa Gjon Pali II” (nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi)
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”)

Në mënyrë që të mos ketë përplasje të tifozëve, ata të “Partizanit” do të lëvizin nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, ndërsa ata të “KF Tirana” do të nisen nga sheshi “Skënderbej”.

Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi, pasi në të kundërten nuk do u lejohet hyrja në stadium.

Sakaq, të miturit nën 16 vjeç nuk do të lëjohen në stadium në rast se nuk janë të shoqëruar nga prindërit.

NJOFTIM

Policia e Tiranës ka përgatitur planin e masave për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë derbit të kryeqytetit që luhet sot mes Partizanit dhe Tiranës, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00.

Masat përfshijnë bllokimin e disa segmenteve rrugore për lëvizjen e tifozëve. Bllokimet do të fillojnë nga ora 17:00 dhe do të përfshijnë:

Rrugën “Lek Dukagjini” përreth stadiumit
Rrugën “Dervish Hima”
Rrugën “Gjergj Filipi”
Rrugën “Papa Gjon Pali II” (nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi)
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”)
Tifozët e Partizanit do të lëvizin nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, ndërsa tifozët e KF Tiranës do të nisen nga sheshi “Skënderbej”.

Policia do të ushtrojë kontrolle për sende të ndaluara, dhe çdo tifoz duhet të ketë me vete dokument identifikimi. Hyrja në stadium do të ndalohet për ata pa dokumente identifikimi dhe për fëmijët nën 16 vjeç pa shoqërimin e prindit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozëve dhe qytetarëve për të evituar lëvizjet me automjete në segmentet e bllokuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme