Dy gra janë sjellë me helikopter në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë dhe njera prej tyre është futur direkt në sallën e operacionit.
Ajo ishte një 53-vjeçe nga fshati Noj i Krujës, fshat i cili është krejtësisht i mbuluar nga uji dhe u arrit të shpëtohej nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve në një terren tejet të vështirë. Zonja po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Urgjencën e QSUT-së.
Një tjetër mision shpëtimi u krye para pak minutash në Zallbastar, ku një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi.