Dërgohen në rinumërim 30 kuti të votimit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim  për rinumërimin e 30 kutive të votimit për arsye të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Gjatë mbledhjes  që sot mbajti KQZ, u bë poashtu e ditur se numri i fletëvotimeve pas vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës është: 5 mijë e 246, e të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së inkurajuan stafin e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve që të vazhdojnë me punën në mënyrë që sa më shpejt të arrihet deri te shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, transmeton Klan Kosova.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme