Dërgonin 120 kg drogë me autobus drejt Hungarisë: Arrestohen dy shoferët kosovarë

Policia hungareze ka arrestuar dy shoferë kosovarë të cilët janë gjetur me drogë, në autobusin me të cilin po udhëtonin. Droga ishte fshehur në mes të karrigave të udhëtarëve.


Në autobus ka pasur rreth 120 kilogram drogë, sipas burimeve  të gazetës Insajderi.

Shoferët e kësaj kompanie me inicialet A.H dhe F.H nga Podujeva janë arrestuar nga policia hungareze në mëngjesin e së shtunës.

Kjo linjë e autobusit ishte nisur nga Prizreni ku desitancion e kishte Hamburgun. Gazeta ka provuar të kontaktoj me kompaninë mirëpo nuk e kanë qenë të qasshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme