Dërguti e shqetësuar për mos praninë e opozitës në panelin e folësve në seminarin e NATO-s

E shtune, 22 Tetor 2016  –  Sakte.net

Gjatë parashtrimit të pyetjeve në pjesën e parë të zhvillimit të Seminarit Rose Roth të Asamblesë së NATO-së në Prishtinë, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka pyetur organizatorët e seminarit, saktësisht kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Nënkryetarin Xhavit Haliti, se pse janë lënë anash opozita nga paneli në fjalë, transmeton Indeksonline.

“Kur mora agjendën treditore të këtij seminari pashë që të gjithë folësit janë nga pozita dhe shoqëria civile. Por besoj që opozita përfaqëson më shumë se shoqëria civile. Ndaj dua të di pse nuk është e ftuar opozita në panelin e folësve?”, ka thënë Dërguti.

Por pyetja e parashtruar nga Dërguti, nuk arriti të ketë përgjigje tjerët përpos “nuk ka diskriminim për opozitën në këtë seminar”,  e më pas duke kaluar menjëherë në kohën e pauzës./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme