Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka mohuar që ka kërkuar nga ITU që Kosovës të mos i jepet kodi, por ka kërkuar që kjo të mos bëhet përmes Serbisë, raporton KTV.
“Letra ime është publike dhe të njëjtën e kam lexuar edhe në një nga seancat e Kuvendit dhe për këtë ekziston transkripti. Kjo është edhe një nga dezinformatat e ministres Edita Tahiri. Ajo është mësuar, ndryshe merret vesh me Serbinë në Bruksel e ndryshe e interpreton ne Prishtinë. Nuk e kam keqpërdor as logon, as Kuvendin sepse unë jam në kryetare e Kuvendit. Asnjëherë nuk kam marr përgjigje nga ITU”, ka thënë Dërguti.