Komisioni evropian ka qenë mjaft i zënë kohëve të fundit duke punuar në iniciativën e re digjitale.
Me grantin prej 120 milionë eurosh, BE planifikon të sjell rrjet WiFi pa pagesë në të gjitha shtetet e saj deri në 2020.
Poashtu, deri në 2025 planifikohet të që rrjeti 5G të hyjë në secilën ndërtesë banimi në mënyrë që shpejtësia e shkarkimit të jetë 100Mbps.
Sipas këtij synimi, secili fshat dhe qytet në BE duhet të pajiset me çasje pa pagesë në internetin pa tela deri më 2020. Arsyetimi mbështetës i këtij plani është se lidhja në internet duhet t’u sjell dobi të gjithëve.
Me të njejtin synim, Komisioni Evropian ëshë duke shpresuar të sjell rrjetin 5G në të gjithë BE-në deri më 2025. Sipas deklaratës mediale, ky hap do të krijojë dy milionë vende pune të reja në BE.
Në Kosovë, operatorët mobil IPKO dhe Vala tashmë ofrojnë rrjet publik të internetit në secilën zonë urbane. Sipas publikimit të fundit, si rrjeti më i shtrirë në vend IPKO ka mbi 500 pika të internetit WiFi në gjithë Kosovën