Deri më sot mbi 1 milion e 100 mijë raste në tërë botën me koronavirus: Kaq persona kanë vdekur

Deri më tani koronavirus është konfirmuar në 1 milion e 100 mijë e 283 njerëz në mbarë globin. Nga ky numër 58,929 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Ndërkaq mbi 226 mijë janë shëruar nga COVID-19. 


Koronavirus COVID-19, është virusi që fillimisht u shfaq në Kinë, e më pas u përhapë në Europë, Azi dhe Amerikë, duke bërë që të shfaqet në tërë globin.

Deri më sot në tërë botën janë paraqitur 1,100,283 raste me COVID-19. Nga këto raste 58,929 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Mirëpo nga numri i përgjithshëm i të infektuarve ka edhe të shëruar, ku 226,669 persona kanë gjetur shërim nga ky virus.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti që kryesojnë me rastet e paraqitura, ku 277,965 persona kanë rezultuar pozitiv. Në vendin e dytë është Italia për paraqitjen e rasteve me COVID-19, ku deri tani janë paraqitur mbi 119 mijë raste me këtë virus. Mirëpo Italia zë vendin e parë në botë për vdekje nga ky virus. Mbi 14 mijë qytetarë italianë kanë gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit.

Nga ky virus nuk ka lënë pa u prekur edhe Kosova, ku deri sot janë paraqitur 135 raste pozitiv, derisa 16 janë shëruar dhe 1 person ka vdekur.

Më poshtë keni statistikat në tërë botën në lidhje me koronavirus.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme