Deri në fund të javës pritet të ketë drejtor të ri të Kodrës së Diellit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Pas ankesave nga drejtuesve të hoteleve në Kodrën e Diellit se parapërgatitjet për sezonin e ri ende nuk kanë filluar, kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot u shpreh se deri në fund të javës, do të ketë drejtor të ri në Kodrën e Diellit dhe do fillojnë përgatitjet intensive për sezonin dimëror, shkruan Alsat.

Kasami tha se në bashkëpunim edhe me ndërmarrjen e “Rrugëve” si dhe komunën, do të bëhen edhe riparimet e disa gropave dhe kanalizimit, me qëllim që sezoni turistik të jetë i mbarë.

“Kësaj jave do kemi edhe drejtorin e Ndërmarrjes për Kodrën e Diellit, pra Qendrës Turistike të Kodrës së Diellit dhe do fillojnë edhe parapërgatitjet për sezonin”, u shpreh Kasami.

Kasami paralajmëroi hapjen e rrugës përmes qarkores në fshatin Lisec, me qëllim lehtësimin e lëvizjes.

“Këtë vit pritet edhe depërtimi i qarkores nëse do na shërbejnë kushtet klimatike, që të mund të shfrytëzohet  si rrugë alternative për qasje deri në kodër të Diellit”, theksoi Kasami.

Në Kodrën e Diellit, sipas informatave të Alsat, do të ketë hetime lidhur me dëmtimet që dyshohet se janë bërë qëllimisht në teleferikun me gjashtë ulëse për të penguar nisjen në kohë të sezonit dimëror. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme