Numri i madh i mërgimtarëve që kishin vendosur t’i kalonin festat e fundvitit në vendlindje, ka bërë që pas përfundimit të pushimeve në Kosovë, në rrugën e kthimit ata të përballen me pritje të gjata për të kaluar kufirin.
Në Merdar pritjet paraditen e së enjtes shkojnë deri në mbi katër orë, ku në këtë pikë kufitare kolona e veturave ka shkuar deri në 2 mijë metër.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Jarinë kolona ka më pak, ndërkaq qytetarët aty mund të kalojnë pas rreth gjysmë ore pritje.