Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 në Kosovë kanë votuar 27 përqind e personave që kanë të drejtë vote.
Ashtu edhe si në zgjedhjet e kaluara, komunat me më së shumti dalje prijnë ato me shumicë serbe.
Ndërsa, prej komunave më shumice shqiptare, prin Kamenica me 32,09 përqind të votuesve të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre, më pas është Skenderaj me 30,45 përqind, Prishtina me 29,51 përqind dhe Podujeva me 28,84 përqind.