Deri në orën 18:00 të ditës së sotme, në vend janë regjistruar 19 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 5 janë aktive, 3 janë nën kontroll, ndërsa 11 janë shuar plotësisht, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Zjarre aktive ka në komunat Studeniçan dhe Zelenikovë, në zonën e Gostivarit dhe Makedonski Brodit, në fshatin Tisovicë në Zelenikovë, mbi Nezhilovë në Komunën e Çashkës, si dhe në deponinë në Novo Sellë.
Tre zjarre janë nën kontroll – në Tajmishte në Kërçovë, në deponinë e qytetit “Melci” në Kavadar dhe në deponinë në Dellçevë.
11 zjarret e tjera janë shuar, ndër të cilat edhe ato në Zhelinë, Strimnicë, Odër, Makedonski Brod, Zajaz, Dellçevë, Gradsko, Forinë dhe Rosoman.
The post Deri në orën 18:00 janë regjistruar 19 zjarre në hapësira të hapura, pesë prej tyre janë ende aktive appeared first on Alsat.



