Deri në tri orë pritje në Merdare për të hyrë në Kosovë

Edhe ditën  e sotme vazhdojnë pritjet disaorëshe  në pikë kalimin-kufitar në Merdare për të hyrë në Kosovë.

Siç raportojnë mediat udhëtarët janë duke pritur deri në tri orë për të hyrë në Kosovë, teksa kolonat janë me qindra metra të gjata.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në pikën te Dheu i Bardhë deri në dy orë, në Jarinje 40-50 minuta dhe në Muçibabë deri në 30 minuta.

Kolona te Dheu i Bardhë raportohet të jetë 1000 metra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme