Deri tash janë falur 207 milionë euro borxhe

Administrata Tatimore e Kosovës për gjashtë mujorin e parë të vitit ka inkasuar të hyra të rregullta 250.2 milionë euro, ose 16 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Minisitri i Financave, Avdullah Hoti në konferencën për media në ATK, ku tha se ka pasur inkasim rekord të të hyrave të rregullta nga ATK dhe Dogana.

Drejtori i ATK, Sakip Imeri tha se me procesin e fiskalizimit nuk janë të kënaqur me këtë proces, por trendi është pozitiv.

Imeri tha se në bazë të Ligjit për Faljen e Borxheve janë falur 207 milionë euro, ku bëjnë pjesë 38 mijë tatimpagues. Borxhet e përgjithshme, sipas tij, kanë qenë rreth 300 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme